Thursday, February 20, 2025

Poezi Per Nenen

  Dritero Agolli

Vdekja E Nenes

U zvogelua nena dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhe e lehte
Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita
Renkoi e fluturoi mbi rete

Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s'e pame, paste ndjese!
Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta
E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze

Sergej Esenin

Letër Nënës

Gjallë je, nënoshka ime?
Gjallë jam edhe unë të përshëndes
Paqja e mbuloftë këtë mbrëmje
Izbën tënde deri në mëngjes.

Mora vesh se ti je merakosur
Atje larg për mua përsëri
Se ti shpesh del rrugës e brengosur
Mbështjell' me të vjetrin shall të zi.

Kur e kaltër mbrëmja bie pranë,
Të fanitet ty gjithmonë, sikur
Diku mua larg në një mejhane
Një i dehur thikën po ma ngul.

Kot ti nënë rri me gjak të ngrirë
Ky nuk është veç vegim i zi
S’jam aq vagabond i pamëshirë
Sa të vdes pa të të parë ty.

Unë i ëmbël jam prapë si më parë
Ëndërroj kur fushat larg vërej
Që së shpejti nga këto mejhane
Në shtëpinë e vogël prapë të kthej.

Do të kthej atëherë kur të mbushet
Kopështi ynë i bardhë me blerim
Vetëm ti si tetë vjet më parë
Mos më zgjo herët në agim.

Mos m’i zgjo ti ëndërrat që m’u zverdhën
Mos kujto atë që vate e shkoi…
Se në botë humbjet edhe lodhjet
Herët i provon nënë moj.

Mos mu lut t’i falem Zotit prapë!
Tek e shkuara nuk ka më kthim
Vetëm ti je gazi im i vetëm
Ti e vetmja paqe e shpirtit tim.

Pra ti flaki brengat nëna ime
Mos u trishto për mua përsëri
Dhe mos dil aq shpesh në rrugë
Mbështjell' me të vjetrin shall të zi.

Përkthyer nga I.Kadare
Ali Podrimja

Ti Dhe Uji

Diellin ta shikosh nga hija e plepit
Dhe ta matësh
Kur hijen tënde s'mund ta kapërcesh më
Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake
Besnik i madh i Njeriut
Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh
Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
Ajo s'është simbol i kohës sate as i artit tënd

(Unë gjithmonë ia kam frikën edhe Lules edhe
Femrës)

Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë
të dëgjohesh në shkretëtirë
Për të dytën herë mbetesh pa kokë ose kush
nuk të beson:
Sa më pak shikoje veten në pasqyrë
Dhe kurrë mos mendo: I pari
Ai që ka ekzistuar para teje jam UNË
Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama
Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti
Me pleh kurrë mos u pajto: Nxirre në gjysmë
të natës
në pikë të vapës
Asgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunë
Rast i humbur nuk je edhe pse pylli
dendësohet
Mund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuar
në botë
Dhe si të duash Ti Lumi
Kryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarë
Dhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrë
e saj e zezë
Bashkudhëtari im
Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë.
Ismail Kadare

Nena

Ne mbremje u kthye ai ne shtepi
i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.

Mesnates se shurdher, se erret, se shkret'
do ngjise ai traktet kudo ne qytet.

-Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo!
-Mir', biri nenes, fli, bir! – tha ajo.

Ai si i vdekur ne gjume! Ra pastaj
dhe nena mbi te nuk i ndan syte e saj.

Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te
((Fli, biri i nenes, se ora s'eshte nje.))

Akrepi leviz, me ngadale leviz
pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.

Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
nje fushe te bukur, nje qiell pa re.

Dhe nena e tij me te bardha vallezon,
ne fushe te sahatit me dore tregon.

Akoma akrepi s'ka shkuar ne nje,
ndaj nena s'e zgjon, ndaj akoma po fle.

Por befas ne fushe u degjua qe larg
nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!

Dhe nena u zhduk si ne mjegull atje,
sahati i thyer sec ra permbi dhe.

I mbytur ne djerse u zgjua ai
((O nene)), dhe doren e vuri ne gji.

Atje trakte s'ka. ((O nene ku je!))
Pas perdesh, pas xhamash po gdhin dite e re.

((O nene!)), por nena nuk eshte me perqark
diku mitralozi troket: trak a trak!

Dicka neper mendte atij shpejt I erdh'
u hodh drejt nga porta: kuptoi e u zverdh.

Ne dor' revolverin, ne rrugen e shkret'
vrapoi n'erresire, kudo ne qytet.

((O nene, o nene, o nene, ku je!!!!))
Ja, zbardhin mbi mure ca trakte atje.

Vrapon, po nuk duket gjekundi ajo,
…((Ndal!)) ndihet tek-tuk. Vrapo shpejt! Vrapo!

N'agim afer pyllit, ne an' te nje perroi
pas drureve ai u mbeshtet e vajtoi.

…Qe biri te flinte i qete gjer n'agim,
mesnata per nenen s'do kete mbarim.
Azem Shkreli

Nenat

SHOKUT TIM PER NENEN

Ato lahen në gazin
tonë e në lotët e tyre.

Bëhen rojë murane
te krojet e shtera të gjirit.

Në ballin tonë për herë
u bëjnë dritë shejt gishtat.

Ditët na i prarojnë dhe rrugët
me nga një bekim më t'mirin.

Me rrëmetën e krrusur t'moteve
na ruajnë nga hijet e liga.

Një ditë shkojnë si të shkonin,
të mos vijë më vdekja.

E s'na kërkojnë asgjë,
pos një grusht dhe mbi krye.

Shkojmë. E sa herë vdes nënë,
vdes nënëmira ime.

No comments:

Post a Comment